Pyetjet e bëra shpesh
Të gjithë Panelistët do të marrin ftesat e sondazheve me e-mail ose me telefon nga IDRAPOLL me links që të çojnë në sondazhe. Nuk ka asnjë detyrim që panelistët t’i përgjigjen anketave. Secili sondazh duhet të përgjigjet vetëm një herë.
Jo, të gjithë janë të lirë të aplikojnë për anëtarësimin në Panel dhe më pas plotësimin e sondazheve pa patur nevojë të blejnë diçka.
Duke ju bashkuar IDRAPoll, ju do të keni mundësinë për të ndikuar tek konsumatorët dhe vendimmarrësit socialë me mendimet dhe opinionet tuaja. Gjithashtu, ju mund të fitoni pikë për plotësimin e anketave, të cilat më vonë do të përkthehen në shpërblime.
Jo, anëtarësimi në IDRAPoll është tërësisht falas.
IDRAPOLL nuk është thjesht një panel anketimi online. Ne jemi një KOMUNITET që i jep anëtarëve tanë një ZË. Ne rekrutojmë nga sondazhe të ndryshme, portalet e medias dhe rrjetet sociale. Ne u ofrojmë anëtarëve tanë mundësinë për të marrë pjesë sot në testimin dhe vlerësimin e shërbimeve dhe produkteve të së nesërmes. Zëri juaj përfaqëson zërin e mijërave!