Rezultatet
< Faqja e mëparshme
Ndërkohë që po afrohemi në orët më të nxehta të eventit politik më të rëndësishëm të globit, IDRApoll.com, paneli i anketimeve online ka realizuar një anketë mbi preferencat dhe pritshmëritë e shqiptarëve përsa i përket zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pyetjes se cilin nga kandidatët mbështesini, 40% e të anketuarëve i janë përgjigjur Donald Trump dhe 35% e tyre, janë përgjigjur Joe Biden, pjesa tjetër, 25 % e të anketuarëve kanë preferuar të përgjigjen “Nuk e di”.
Epërsia e Donald Trump, sipas të anketuarëve rritet në momentin kur pyeten se “Cili mendoni se do të fitojnë në këto zgjedhje?”. 45% e tyre presin një fitore të Trump dhe 34 % e tyre presin një fitore të Biden. Pjesa tjetër 21% është përgjigjur “Asnjerin”.
Ky anketim është realizuar nëpërmjet një kampioni përfaqësues për moshën nga 18 deri në 44 vjeç . Pjesë e këtij sondazhi u bënë 900 të anketuar me anë të panelit të anketimeve online IDRApoll.com. Toleranca e gabimit për këtë anketim është 3.4% me një interval besueshmërie 95%.
